The Economist: Në Ballkan po lulëzon pastrimi i parave, Tirana ka dyfishuar çmimet e pronave

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Revista e njohur “The Economist” ka shkruar së fundmi një artikull në lidhje me fenomenin e pastrimit të parave në Ballkan, i cili sa vjen e përhapet edhe më tepër. Në artikull thuhet se tregu i pasurive të paluajtshme të pronave po shihet si një vend i mirë për të fshehur paratë e fituara në mënyrë të paligjshme. Më tej në artikull thuhet se në të gjithë Ballkanin, paratë e pista po pastrohen përmes pasurive të paluajtshme, duke shtrembëruar tregun dhe duke rritur çmimet – duke shkaktuar zemërimin e njerëzve të zakonshëm që duan të blejnë një shtëpi. Kulla të reja luksoze po ngrihen në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd.

Pjesë nga artikulli:

Në të gjithë Ballkanin, paratë e pista po pastrohen përmes pasurive të paluajtshme, duke shtrembëruar tregun dhe duke rritur çmimet – duke shkaktuar zemërimin e njerëzve të zakonshëm që duan të blejnë një shtëpi. Kulla të reja por “të errëta” po ngrihen në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd. Megjithëse ekonomitë e Ballkanit janë goditur rëndë nga covid-19, çmimet e pronave në pjesë të rajonit e kanë sfiduar gravitetin. Në Tiranë ato janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2017. Në të gjithë Shqipërinë, vlera e transaksioneve të pasurive të patundshme u rrit me 6.7% në vitin 2020. Pastrimi i parave të drogës, veçanërisht nga trafiku i kokainës, i cili ka lulëzuar në vitet e fundit, është një arsye pse çmimet po rriten, thuhet në një raport të ri nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, një rrjet ndërkombëtar i specialistëve të krimit.

Një tjetër është se zyrtarët e korruptuar duan të investojnë paratë e tyre. Të gjitha vendet e Ballkanit kanë ligje të mira për parandalimin e pastrimit të parave, por zbatimi lë për të dëshiruar. Në dekadën e fundit, sindikatat e krimit në Ballkan janë zhvilluar përtej vendeve të tyre të origjinës. Ata tani i fitojnë një pjesë të madhe të parave jashtë vendit. Prandaj, thotë raporti, një pjesë e madhe e fitimeve të tyre është investuar edhe jashtë vendit. Por ata ende investojnë në vendin e tyre të origjinës.

Share This Article