• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 7, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home UK
The Independent: Projekti “Ruanda” do dështojë dhe bashkë me të edhe qeveria e Rishi Sunak

The Independent: Projekti “Ruanda” do dështojë dhe bashkë me të edhe qeveria e Rishi Sunak

by albnews
17 August, 2024
in UK
0
39
VIEWS

Partia Konservatore ka qenë në një gjendje lufte të brendshme të pa ndërprerë, që nga koha e Margaret Thatcher, me vetëm disa periudha uniteti relativ – kryesisht gjatë udhëheqjes së David Cameron – që në fakt kanë qenë më shumë armëpushime sesa një fund i përhershëm i armiqësive.

Qeveria konservatore e Rishi Sunak, tashmë me siguri në muajt e fundit, është aq shumë e përçarë sa që është e vështirë të justifikohet ekzistenca e saj, dhe aq më pak mund të flitet për një mandat tjetër. Partia Konservatore ka qenë në një gjendje lufte të brendshme të pa ndërprerë, që nga koha e Margaret Thatcher, me vetëm disa periudha uniteti relativ – kryesisht gjatë udhëheqjes së David Cameron – që në fakt kanë qenë më shumë armëpushime sesa një fund i përhershëm i armiqësive.

Sikurse ka qenë shumë e dukshme muajt e fundit, ajo përfaqëson në fakt 2 parti dhe me shumë pak përjashtime, anëtarët e këtyre fraksioneve e përçmojnë njëri-tjetrin edhe më shumë se sa kundërshtarët e tyre politikë në kampin e majtë. Sot ndodhemi në një situatë, në të cilën e ardhmja e Britanisë së Madhe do të vendoset nga përleshjet midis fraksioneve brenda partisë qeverisëse. Shumë politikanë po përgatiten që tani për një të ardhme në opozitë, e cila ironikisht, është e vetmja mënyrë në të cilën shumica prej tyre do të jenë në gjendje të përparojnë në karrierën e tyre.

Kur figura të njohura, me dallime të mëdha midis tyre, si Suella Braverman, Robert Jenrick, Boris Johnson, Liz Truss dhe Nigel Farage, janë duke u përpjekur për të fituar në të ardhmen poste drejtuese në parti, shumëkush arrin me të drejtë në përfundimin se e djathta politike e ka mbyllur ciklin e saj të radhës në pushtet.

Kjo që po shohim aktualisht nuk është mënyra për të drejtuar një parti, dhe lëre më pastaj një shtet. Në fakt kjo që ndodh është vërtet një lloj tragjedie. Si në të gjitha luftërat civile, konflikti është afatgjatë dhe shtrihet në shumë fusha beteje: mbi qasjen ndaj Evropës, dhe mbi të gjitha mbi taksat; madhësia e borxhit shtetëror dhe atij publik; dhe për momentin mbi çështjen e migracionit.

Problemi i udhëheqësit aktual është i njohur. Është i njëjti problem me të cilin u përballën John Major dhe Theresa May në vitet e tyre aspak të mira në qeverisje, dhe atë të përpjekjes për të udhëhequr një parti të padrejtueshme. Prapëseprapë, Partia Konservatore e ka humbur qartazi arsyen e saj të ekzistencës, e cila i ka shërbyer aq mirë në të kaluarën: të qeverisë duke pasur në vëmendje interesat kombëtare.

Në vend të kësaj, ajo ka hequr dorë nga disiplina dhe e ka vendosur ambicien personale dhe avantazhin e fraksioneve mbi qëndrimin sa më gjatë në pushtet. Po kështu po ndodh edhe me projektin e shumë diskutueshëm të Ruandës.

Sunak duhet ta fajësojë veten për lidhjen e kuotave të tij politike me premtimin e pamundur për të “ndaluar varkat me emigrantë” – dhe me këmbënguljen tek plani për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë, që mbetet i paligjshëm sipas konventave ndërkombëtare, por nga ana tjetër është edhe jopraktik (dhe aq modest saqë nuk mund të veprojë si ndonjë mjet parandalues).

Ndarje e mëdha në partinë e tij, të kombinuara me kundërshtimin e gjerë në Dhomën e Lordëve dhe veprimet e ardhshme të gjyqësorit, do ta vonojnë zbatimin e projektligjit derisa zgjedhjet parlamentare ta fshijnë nga axhenda. Përplasja kaq e ashpër me partinë e tij, mbi një politikë që nuk do të zbatohet kurrë, tregon se Sunak është një lider grindavec dhe i palogjikshëm.

Fraksionistët më në të djathtë thonë se përpjekja e tij fundit për të ringjallur projektin “Ruanda” me një projektligj disi qesharak, që deklaron se bota nuk është ashtu siç është – nuk shkon aq larg sa duhet. Ata e kundërshtuan nismën në mënyrën më pompoze e më të turpshme, duke kritikuar motivet dhe paaftësinë e kryeministrit. Zonja Braverman, gjithnjë e më e dëshpëruar, u është ankuar kolegëve të saj se ndihet gjithnjë e më e izoluar nga Sunak. Ndoshta është vërtet kështu, por ajo po bën çmos për të siguruar që kjo të ndodhë. E njëjta gjë vlen edhe për z.Jenrick, dikur një aleat i Sunak, por që sot duket i vendosur të zërë një vend në kabinetin hije të opozitës së ardhshme.

Ndërkaq ata në fraksionin e majtë janë më mbështetës, por gjithsesi ngatërrestarë. Shqetësimi i tyre është se “moszbatimi” i ligjit vendas për të drejtat e njeriut do të shkelë vetë konventat ndërkombëtare. Dhe siç zbuluan dikur Major dhe May, mënyra e vetme për t’i mbijetuar një krize të tillë, është të mbroni kauzat tuaja, të shmangni opsionet alternative dhe të përpiqeni të zbusni sa më shumë fraksionet brenda partisë. Për shumicën e qëndrimit të tyre në detyrë, të dy drejtuan qeveri të pakicave.

Ndërkohë ka ende një shumicë modeste. Ai u mundua të qetësojë fraksionet duke u thënë që të mos shqetësohen mbi atë që thotë në fakt ligji i tij, sepse ai mund të ndryshohet më vonë. Presionet dhe apelet për besnikëri bënë të martën punën e tyre. Në këto kushte zgjidhja e problemit të pazgjidhshëm vetëm sa është shtyrë për një kohë të dytë. Duke pasur parasysh kalendarin e parlamentit, kriza mund të mos shfaqet deri në fillim të vitit të ri.

Megjithatë, një gjë është e sigurt: nëse projektligji që ai ka propozuar për Ruandën do të miratohet ndonjëherë, dhe nëqoftëse edhe një refugjat i vetëm do të dëbohet ashtu sicc ai pretendon, kur të vijë momenti që ai të përballet me vendin në zgjedhje, Sunak nuk do të jetë në gjendje të pretendojë se ka “ndaluar varkat”. Sepse aktualisht ai nuk është në gjendje të ndalë Suella Braverman që po përpiqet të iniciojë një lëvizje kundër tij.

Previous Post

Inceneratori, këshilltarët e opozitës: Veliaj e ka kthyer bashkinë në bunker korrupsioni

Next Post

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit/ Meta: Synohet asgjësimi i opozitës dhe parlamentarizmit

albnews

albnews

Related Posts

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e kryeministrit britanik Keir Starmerit?
UK

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e kryeministrit britanik Keir Starmerit?

7 June, 2025
Hapet Bienalja e Dizajnit 2025 në Londër
Kulture

Hapet Bienalja e Dizajnit 2025 në Londër

6 June, 2025
Rastet e para të variantit të ri të Covid zbulohen në Angli
Coronavirus

Rastet e para të variantit të ri të Covid zbulohen në Angli

6 June, 2025
Next Post
Ndryshimi i rregullores së Kuvendit/ Meta: Synohet asgjësimi i opozitës dhe parlamentarizmit

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit/ Meta: Synohet asgjësimi i opozitës dhe parlamentarizmit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Këmbimi valutor 3 dhjetor 2024/ Me sa shiten e blihen euro dhe dollari?

Këmbimi valutor 7 qershor/ Me sa blihen e shiten Paunid, Dollari dhe Euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

7 June, 2025
Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

7 June, 2025
Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Reportazhi i “The Guardian”: Sfida Shqipëri-Serbi përballë kaosit të vitit 2014 në Beograd

Reportazhi i “The Guardian”: Sfida Shqipëri-Serbi përballë kaosit të vitit 2014 në Beograd

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4835 shares
    Share 1934 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM