“Themeluesit e SuperLigës mendojnë se janë si Robin Hood”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus janë ende tre klubet që kanë mbetur në SuperLigën Europiane të krijuar e më pas të shkrirë brenda pak kohësh. Teksa çështja po kalon disa etapa ligjore ku pritet të vendosë Gjykata Europiane, Kreu i Ligës Spanjolle të futbollit, Javier Tebas nuk ndalet duke sulmuar dy klubet e La Ligas.

“Florentino Perez ka mbi 20 vjet që e mendonte këtë projekt, nuk është se u mendua dhe u ngrit tani. Është një shaka të mendosh se një garë sportive duhet të qeveriset nga numri i ndjekësve të rrjeteve sociale të një klubi. Disa gjëra nuk mund të vihen në diskutim dhe duke e dëgjuar Perezin, kam përshtypjen se ai mendonte se ishte Robin Hood, sikur do të shpëtonte futbollin. Ata po shpikin një histori që nuk është e bazuar në realitet. SuperLiga e re nuk do të sillte më shumë para për futbollin”, përfundoi Tebas duke nënvizuar faktin se klubet e përfshira në këtë projekt duhet të sanksionohen “për shkeljen e statutit të UEFA-s.

Ndërkohë që Barcelona, Real Madrid dhe Juventus, u lejuan të marrin pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm e nga ana tjetër po luftojnë nëpër gjykata, në Angli çështjen e SuperLigës e kanë marrë shumë seriozisht.

Tifozët nuk e duan dhe Federata Angleze ka vendosur të adoptojë një normë që do të pengonte klubet pjesëmarrëse në SuperLigë të blinin lojtarë të huaj në merkato.

“Big Six”, 6 klubet e mëdha, Man. United, Man. City, Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham u përfshinë në projekt por pas reagimit të fortë nga tifozët, të gjithë u larguan në bllok.

Share This Article