Hoxha i bashkohet Slaven Belupos

albnews
By
1 Min Read

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha ka ndërruar ekip por jo edhe kampionat. Hoxha, të mërkurën është zyrtarizuar te Slaven Belupo.

Ai te kjo skuadër është transferuar nga Lokomotiva e Zagrebit dhe ka firmosur kontratë trevjeçare.

Hoxha do të jetë në dispozicion të trajnerit Zoran Zekiq prej ndeshjes me Hajdukun që luhet të dielën.

“Jam i lumtur që kam ardhur te Slaven Belupo. Do të jap maksimumin në çdo stërvitje dhe ndeshje për ta ndihmuar ekipin që të ketë rezultate sa më të mira. E njoh kampionatin por edhe ekipin”, ka thënë Hoxha, i cili në Kosovë ka luajtur për Ballkanin e Prishtinën.

Share This Article