Thyhet miti 30-vjeçar i paprekshmërisë së kriminelëve me toga të zeza

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama deklaroi sot se “koha e të paprekshmëve po mbaron, shteti sot ka hyrë në një fazë të re”.

Kreu i qeverisë përgëzoi aksionin e Policisë së Shtetit për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.

“Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30-vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza. Duke iu treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron, shteti sot ka hyrë në një fazë të re”, theksoi Rama.

Policia e Shtetit konfirmoi sot se deri tani në shtëpitë e gjyqtarëve janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply