Haradinaj: Roli i diasporës është i nevojshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Mynih, ka takuar mërgimtarët, ku ka deklaruar se diaspora i ka dhënë mbështetjen e pakursyer vendit në momentet më të rëndësishme të rezistencës, luftës dhe shtetndërtimi.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Diaspora i ka dhënë mbështetjen e pakursyer vendit në momentet më të rëndësishme të rezistencës, luftës dhe shtetndërtimit. Tani në përmbyllje të shumë proceseve që po kalon Kosova, roli i diasporës është i nevojshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit. 
Diaspora duhet ta shoh Kosovën si vend ku mund të zhvillojnë biznese dhe të investojnë.

Kosova ua ka borxh, andaj ju presim me zemër, si vëllezër e motra e si partnerë në zhvillim!

RH

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply