Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se të gjithë pasagjerët, të cilët kanë për të udhëtuar nesër nga ky aeroport duhet të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre.
Kjo thirrje vjen nga autoriteti portual për shkak të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor.
“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre”, thuhet në njoftim.
Nesër pritet të zhvillohet në Tiranë samiti i BE-Ballkani Perëndimor, ku pritet që 27 liderë të BE-së të mbërrijnë në Tiranë.
Ndërkohë pritet që nesër të zhvillojë edhe opozita protestën e radhës.