Tifozët në mbështetje të kombëtares, nuk mungojnë në Suedi, biletat e shitura për në “Friends Arena”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi dështoi në miqësoren e parë ndaj Kilit, Shqipëria zbret në fushë të hënën në mbrëmje në orën 19.00 ndaj Suedisë. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho dëshiron të marrë përgjigjen e duhur nga disa lojtarë, ndërsa pret një lojë të mirë nga skuadra.

Në “Friends Arena” nuk do mungojë mbështetja e tifozëve shqiptarë, të cilët kanë zgjedhur të shikojnë sfidën direkt nga Stokholmi. Sipas shtypit suedez, deri më tani janë shitur rreth 18 mijë bileta.

Kjo ndeshje është cilësuar si mjaft e rëndësishme nga të dyja skuadrat, edhe pse bëhet fjalë thjeshtë për një test miqësor.

Favorit në letër për këtë përballje janë të besuarit e Jon Dahl Tomasson, por skuadra e Sylvinhos ka treguar shpeshherë se  mund të dalë përtej parashikimeve.

Share This Article