Një tifoz i Kombëtares së Zvicrës ia ka veshur Xherdan Shaqirit një xhaketë kamuflazhi me emblemën e UÇK-së.
Kjo ka ndodhur derisa Shaqiri po fliste para kamerave drejtpërsëdrejti në televizionin publik zviceran.
Në videon e shkurtër që tashmë është bërë virale, Shaqiri shihet teksa e heq xhaketën të cilën ia veshi tifozi pak sekonda më parë.
Zvicra sot ka luajtur kundër Irlandës Veriore dhe ka fituar me rezultat 2-0.
Shaqiri luajti si startues për t’u zëvendësuar në pjesën e dytë me Djibril Sow.

