Tifozja e flaktë polake vendos të qëndrojë në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Martina Çodorovska, e cilësuar si miss Kombëtarja, ishte mbrëmë në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Ajo i dha dje zemër Polonisë duke thënë se nuk do të ktheheshin pa 3 pikët në shtëpi, por kjo gjë nuk ndodhi pasi në fund triumfoi Kombëtarja kuqezi.

Më pas Martina ka postuar disa foto nga tribunat dhe jashtë stadiumit duke e treguar hapur trishtimin për humbjen.

Pavarësisht kësaj, ajo ende nuk është larguar nga vendi ynë dhe ashtu si e ka zbuluar vetë, ndodhet në plazhin e bukur të Qerretit.

Share This Article