Tiranë/ Fëmija 2 vjeç bie nga lartësia, humb jetën

albnews
By
1 Min Read

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një pallat në rrugën ‘Shefqet Kuka’ në Tiranë.

Një fëmijë ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku jetonte dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Policia thotë se po heton shkaqet e ngjarjes.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 10.06.2022, rreth orës 16:30, në rrugën ‘Shefqet Kuka’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të pestë të banesës, një fëmijë 2 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article