Tjetër atentat në një lokal të Kosovës, vritet një person, 3 të plagosur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një i vrarë dhe tre të plagosur është bilanci i të shtënave me armë gjatë orëve të para të mëngjesit në një kafe në fshatin Runik të Skënderajt, në Kosovë.

Dy persona të maskuar hynë dhe filluan të qëllojnë me armë, duke i sjellë plagë vdekjeprurëse 39-vjeçarit Nexhmedin Loshi.

Policia e Kosovës bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 01:20. 

Bazuar në hetimet  fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar (po ashtu nga arma e zjarrit) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Nga hetimet  e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet  se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë  me armë dhe  janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë  gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja,” thuhet në njoftim.

Zëdhënësja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Një i lënduar nga arma e zjarrit është sjellë nga Spitali i Mitrovicës në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Pas ekzaminimeve është vërejtur që ka indikacion për intervenim kirurgjik. Lëndimi ka qenë në anën e djathtë, një lëndim në regjionin e nëngjurit,” deklaroi shefi i Intensives, Shaqir Uka.

Në Kosovë kanë ndodhur disa vrasje brenda javës në rrethana të ngjashme.

Të premten e 4 gushtit, në një lokal të Prishtinës mbeti i vrarë një person, ndërsa 20 të tjerë morën lëndime nga arma e zjarrit.

Po ashtu, të hënën në një lokal në Klinë, për motive ende të panjohura u qëllua me armë një 47-vjeçar, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve.

Share This Article