ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 36 minutes ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 38 minutes ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  39 minutes ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  40 minutes ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  42 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin / Prokuroria kërkon katër vit burg për ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj

albnews by albnews
20 November, 2023
in Albania
0
Tjetërsimi i pronave në Shëngjin / Prokuroria kërkon katër vit burg për ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria kërkon katër vit burg për ish-kryebashkiakun Fran Frrokaj, i cili akuzohet për tjetërsimi i pronave në bregdetin e Shëngjinit.

Kujtojmë që gjykata e Apelit në Shkodër gjeti fajtorë dhe dënoi me nga tre vjet burg ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, dhe ish-kryetarin e qarkut Lezhë, Gjok Ndoka, të akuzuar për tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Shëngjinit.

RelatedPosts

Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama 

SI NISËN HETIMET

Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017, kur në Prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrorë tokë shtetërore ranishte, që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte, i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemëtore”.

Sipas vendimit për sekuestrim, parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas Gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë. Krahas Frrokajt, mes 20 personave të marrë të pandehur ka qenë edhe xhaxhai i ish-deputetit të PS-së Arben Ndoka, Gjon Ndoka.

Ky i fundit është akuzuar për tjetërsim të pronave në Kune dhe Mal të Reçit në Lezhë. Mes të pandehurve është konstatuar edhe emri i Bledar Carës, ish-kryeregjistruesit të Hipotekës Lezhë, që dilte në përgjimet e bëra nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për dosjen e arrestimit të 44 personave. Fillimisht në këtë çështje së bashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në Gjykatë dosja u dërgua për 18 persona.

NËN AKUZË, EDHE NGA SPAK

Për tjetërsim pronash në bregdet, ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, dhe ishkryetari i qarkut, Gjok Ndoka, dhe një pjesë e mirë e të dënuarve të së premtes, janë marrë të pandehur dhe nga Prokuroria Speciale.

SPAK-u i akuzon ata si pjesë e një grupi të strukturuar për tjetërsimin e pronave të zbuluar pas një hetimi të nisur në vitin 2019, ndaj një grupi të narkotrafikut. Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën dërgimin për gjykim të dosjes ndaj ish-kryebashkiakut Frrokaj, ish-kreut të Këshillit të Qarkut, Ndoka, ish-drejtorin e Urbanistikës së Bashkisë Lezhë, Sokol Toma, dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë lokalë, të cilët i akuzon për “Tjetërsimin e pronave në bregdet dhe përfitimin e tyre në kundërshtim me ligjin”.

Sipas Prokurorisë, gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se “nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme, është përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milionë euro”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result