Besiana Kadare zgjidhet zëvendëspresidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

 1,112 total views,  1 views today

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, është emëruar zëvendëspresidente në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kadare, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se ndihet shumë e nderuar dhe e privilegjuar për këtë post të rëndësishëm.

Më tej, ajo thekson se Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore në Kombet e Bashkuara.

Postimi i plotë:

Krenare të njoftoj se Shqipëria merr postin e zëvendës Presidentit në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Është një nder i veçantë të shërbejë si zv.presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.

Është  një privilegj dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një shikueshmëri të madhe në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në KB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbaidjanin, Armenia etj.)

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •