Tmerr në ajër për Sir Elton John, avioni privat pëson defekt në 3000 m lartësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Momente paniku për këngëtarin e njohur Elton John, pasi avioni i tij privat me të cilin udhëtonte drejt Nju-Jorkut pësoi një defekt në sistemin hidraulik dhe për këtë arsye, bëri ulje të detyruar.

Këngëtari 74-vjeçar po udhëtonte nga aeroporti i Farnborough në Hampshire për një koncert në Nju-Jork, kur piloti njoftoi ndërsa ndodheshin mbi Irlandë, se duhet të ktheheshin menjëherë për shkak të një defekti.

Më pas, piloti njoftoi në radio kullën e kontrollit se duhej të bënte ulje të detyruar dhe kërkoi skuadrën e zjarrfikësve në pistë.

Por paniku nuk përfundoi këtu. Pavarësisht problemeve, avioni dështoi të ulej dy herët e para për shkak të erërave të forta që arrinin deri në 120 km në orë.

Këngëtari tregoi se ishte tronditur shumë nga kjo ngjarje, megjithatë ai nuk humbi kohë dhe mori një tjetër avion për të qenë në kohë për koncertin në “Madison Square Garden”.

Share This Article