Dy helikopterë “Black Hawk” të ushtrisë amerikane, përplasen gjatë stërvitjes

albnews
By
1 Min Read

Dy helikopterët “Black Hawk” të ushtrisë amerikane u përfshinë në një aksident pranë zonës së Mineral Basin në Utah, gjatë një stërvitje të Gardës Kombëtare.

Ngjarja ndodhi ndërsa helikopterët po uleshin pranë një resorti skish, kur helikat e njërit prej mjeteve fluturuese prekën tjetrin pasi piloti humbi fushëpamjen për shkak të borës që u ngrit nga toka.

Fatmirësisht askush nuk u lëndua rëndë nga ky aksident, ndërkohë që autoritetet ushtarake kanë nisur një hetim.

Dy helikopterët “Black Hawks” po merrnin pjesë në një stërvitje dimërore në një zonë ulje të miratuar, e cila është e zakonshme dhe ndodh mesatarisht rreth një herë në javë.

Share This Article