TMERR/ Sulm me armë brenda gjimnazit, vritet 3 mësues! Autori punonjës i shkollës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Bosnje-Hercegovinën, teksa 3 persona kanë mbetur të vdekur.

Mësohet se një person ka sulmuar me armë zjarri duke vrarë tre mësues dhe plagosur rëndë një tjetër në një gjimnaz në Sanski Most.

Drejtori i shkollës është në mesin e të vrarëve, teksa pas ngjarjes autori tentoi të bëjë vetëvrasje por u ndalua dhe u prangos. Ai është plagosur rëndë dhe është transferuar në Qendrën Klinike Universitare në Banja Llukë.

Autori është ndihmës-mësues në këtë gjimnaz, teksa ende nuk dihet shkaku i sulmit. Në shkollë nuk kishte nxënës duke qenë se ende nuk ka filluar procesi mësimor por vetëm mësuesit, pasi po përgatiteshin për vitin e ri shkollor.

Share This Article