Topi: 30 milionë dollarë për të testuar popullësinë për Covid, nuk janë asgjë para pasojave

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti, Bamir Topi, mendon njësoj si opozita sa i takon testimit të popullësisë për Covid 19.

Në një intervistë për Ora News me gazetarin Leftion Peristeri, Topi tha se Shqipëria ka fatin të ketë një popullësi të vogël dhe testimi në masë është krejtësisht i mundur.

Për Topin, 30 milion dollarë nuk janë asgjë për ta vendosur popullësinë në screening, përpara kostove të mëdha që mund të shkaktojë bllokimi i mëtejshëm i ekonomisë.

Topi: Jemi apendiks i këtyre vendimmarrjeve, varemi shumë nga të tjerët. Jemi të detyruar dhe të “dënuar” që ti përshtatemi mënyrës së sjelljes së vendimeve të BE. Por patjetër çdo vend bën llogaritë dhe bilancet e veta. Me popullësinë që ka Shqipëria, 3 milion banorë, të krijon një lloj komoditeti që të fillojë testimi, duhet të fillojë. Për shans jemi pak,mundësia për ta futur në masë testimin është e mundshme. Kemi kapacitetet dhe duhet të bëjmë një llogari të thjeshtë. Në rast se një test bën 10 dollarë, 30 milion dollarë për ta vendosur popullësinë në screening nuk janë asgjë. Është çështje e vendimmarrjes. 30 milion dollarë nuk janë asgjë para shpenzimeve pa fund për gjëra të tjera që jemi mësuar ti shohim. Duhet të mendojmë njëherë si shkencëtare dhe profesioniste dhe politika duhet të vijë mbrapa.

Share This Article