Topi: Dëmtimi i së djathtës është shkaktuar nga vetë e djathta, jo nga e majta

albnews
By
1 Min Read

I ftuar në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se dëmtimi i së djathtës është shkaktuar nga vetë të djathtës, nuk është bërë nga e majta.

Dëmtimi i së djathtës është shkaktuar nga vetë të djathtës, nuk është bërë nga e majta. Kur e majta ka sulmuar, ka pasur momente kompaktësimi.

Virusi i shpartallimit të së djathtës është vetë brenda së djathtës. Ligji 7501 e shpartalloi të djathtën, ligji i pronave, shpartalloi gjithë interesat e grupimeve që besonin të PD-ja.

Po ashtu është turp që të përndjekurit politik nuk kanë marrë këstin e tretë. Kjo është më shumë se sa një tragjedi që po konsumohet si një komedi. Janë shpartalluar edhe figurat intelektuale”, tha Topi.

Share This Article