Trafikonte emigrant ilegalë drejt MB, arrestohet shqiptari në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 40-vjeçar është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi akuzohet se ka kontrabanduar emigrant ilegalë nga Shqipëria drejt Britanisë.

Ky është arrestimi katërt që bëhet nga autoritet britanike në lidhje me imigracionin e paligjshëm që synon të kalojë përmes kanalit të La Manshit.

Autoritetet britanike bëjnë me dije se arrestimi i 40-vjeçarit është bërë në kuadër të një operacioni për çmontimin e e bandave kriminale që përfitojnë nga kontrabandimi i njerëzve në Angli.

“Ky është një hetim ndaj një grupi të dyshuar të krimit të organizuar që dyshohet se janë të përfshirë në ndihmën për hyrjen e paligjshme të shtetasve shqiptarë në Britani, nëpërmjet porteve të kanalit”, tha zyrtari  britanik.

Mbi 140 persona janë dënuar sipas Aktit të Kombësisë dhe Kufijve për kalimin e paligjshëm të refugjatëve që prej qershorit të kaluar.

Share This Article