ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës 15 minutes ago
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit 21 minutes ago
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez 3 hours ago
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar 4 hours ago
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Tragjedia e Himarës/ Pse shpërtheu në mënyrë makabre Edi Rama?

albnews by albnews
3 August, 2022
in Albania
0
Tragjedia e Himarës/ Pse shpërtheu në mënyrë makabre Edi Rama?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Tragjedia e Himarës është një nga ato ngjarje që e detyron atë që është në pushtet, të shikojë nga vetvetja, të reflektojë për sistemin që ka ngritur dhe natyrisht të durojë, ashtu siç ndodh në çdo vend demokratik edhe fortunën, shpesh herë në tejkalim të masës, që prodhon zemërimi qytetar në fatkeqësi të tilla.

Por me sa duket Edi Rama nuk i përket kësaj race politikanësh demokratë. Ai ka reaguar në një mënyrë gati makabre në rrjetet e tij sociale duke u përpjekur ta vërë theksin, nga përgjegjësia shtetërore për këtë krim, në “ligësinë e verbër të vampirëve politikë e mediatikë që s’lenë plagë pa futur gojën e tyre të përdalë”.

RelatedPosts

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

“Ja këndoj këngën dhe nuk ma ndjen për asnjë”, zbardhen bisedat e Ballukut me Ervis Berberin

Berisha: Raporti i KE nuk përmend askund fjalën shkëlqim! Deklaratat për raportin i ngjajnë atyre të Donald Lu në kulmin e kanabizimit

Në reagimin që kryeministri ka bërë, nuk ndjen as shqetësimin minimal për të kërkuar përgjegjësi personale për atë që nuk ka funksionuar, as empatinë për të kuptuar revoltën e atyre që kanë qenë të martën në plazhin e Potamit, as zemër dridhjen e atyre prindërve me fëmijë të vegjël që i drejtohen me drojë plazheve, nga frika e motorëve të pakontrolluar dhe skafeve marramendës, as zemërimin e atyre që kuptojnë për të disatën herë se cilët janë heronjtë realë të “policisë që duam”.

Jo, askënd nga këta kryeministri nuk e përfill dhe pikërisht në ditën më të gabuar ai reket të ngulisë të vërtetën e tij absurde për realitetin, atë se ky është një sezon turistik perfekt.

Dhe e bukura është që në optikën e kryeministrit të gjithë ata, që ndihen të prekur, të revoltuar, të indinjuar, apo që nuk e besojnë ëndrrën: “Shqipëria, kampion rajonal i turizmit” nuk mund të jenë gjë tjetër veçse pjesë e çetave “të udhëhequra nga nongratat dhe nga ata me identitet të dyfishtë”.

Pra ky reagim me fjalor makabër, për të barabitur me Berishën apo Metën dhe për të etiketuar si çeta të opozitës këdo që ka shpërthyer qoftë edhe në mënyrë të ekzagjeruar, i prekur nga ngjarja e vrasjes së 7 vjeçares Jonada Avdia, tregon për mentalitetin e Edi Ramës, ndofta më shumë sesa mënyra si fiton zgjedhjet, se si bën luftën politike në parlament apo se si firmos për inceneratorët.

Mendësia autarkike është e dukshme: Nëse shqetësoheni për pasigurinë e fëmijëve tuaj, nëse klithni për mosbesimin tek policia, nëse kërkoni garanci dhe mbrojtje nga shteti për të cilin paguan taksa, jeni “non grata” si Saliu, apo spiunë si Iliri. Sepse në këtë vend nuk mund të ekzistojë e vërtetë tjetër përpos asaj që certifikon Edi Rama.

/Lapsi.al

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

5 November, 2025
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

5 November, 2025
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

5 November, 2025
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result