ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima 7 hours ago
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit 7 hours ago
Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit miliona euro në Maqedoninë e Veriut? 7 hours ago
Next
Prev
Home UK

Tragjedia e supermodelës më të madhe të artit

albnews by albnews
9 August, 2020
in UK
0
Tragjedia e supermodelës më të madhe të artit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në dimrin e viteve 1849-1850, artistët Dante Gabriel Rossetti dhe William Holman Hunt po pikturonin së bashku, kur miku i tyre Walter Howell Deverell hyri në studio. Vizitori thirri i ngazëllyer, “Miq nuk mund ta merrni me mend se çfarë alamet krijese të bukur kam gjetur…ajo është posi mbretëreshë, madhështisht e gjatë”. Me këto fjalë, bukuria e pabesueshme e Elizabeth Siddalit nisi të bëjë histori.

Sot, fare pak njerëz e kujtojnë artistin Deverell – i cili vdiq nga sëmundja e veshkave në moshën 27-vjeçare – por ai ishte një anëtar vibrant i grupit të artistëve dhe shkrimtarëve që vërtiteshin rreth të sapoformuarës Vëllazëri para-rafaelite. Kjo shoqëri sekrete po ashtu ngërthente modele, artiste dhe shkrimtare. “Lizzie” Siddal filloi si modele, paskëtaj mësoi të pikturonte dhe shkroi edhe poezi, shkruan BBC.

RelatedPosts

Vritet me thikë një djalë britanik 13-vjeçar në Portugali, autori është ish-partneri i mamasë së viktimës

Titujt e Gazetave në UK

Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

Në kohën e Deverellit, Siddal punonte në një dyqan kapelash pranë sheshit Leicester, në Londrën qendrore. Ajo punonte për orë të tëra në kushte të rënda, dhe familjen e hante meraku për shëndetin e saj, tashmë të hajthëm. Mbase kjo ishte arsyeja pse e ëma mori vendimin e papritur që ta lejonte të bijën të punonte si modele për artistë – diçka që shihej si çnderuese, madje edhe si sinonim për prostitucionin.

Fillimisht, Siddali filloi të punonte pjesërisht si modele, e kohën e mbetur në dyqanin e kapelave. Pasi Deverelli e pikturoi atë si Viola në “Twelfth Night”, Holman Hunti e pikturoi atë për “A Converted British Family Sheltering a Christian Priest from the Persecution of the Druids (1850), si dhe si Sylvia në “Valentine Rescuing Sylvia from Proteus” (1850-1851). Ajo modeloi për Rossettin për herë të parë më 1850, për një nga pikturat e tij më pak të njohura, Rossovestita.

Sipas patronit të tij, John Ruskin, gjatë gjithë lidhjes, Rossetti e vizatoi dhe pikturoi me mijëra herë Siddalin.

Megjithëse sot trupi shtathedhur i Lizzie Siddalit, tiparet eshtake dhe flokët e saj me ngjyrë bakri konsiderohen si shenja bukurie, në vitet 1850 të ishe tepër e hollë nuk shiheshe seksualisht tërheqëse, dhe flokët e kuq u cilësuan nga një gazetare femër si “vetëvrasje shoqërore”. Përmes punës së saj si modele dhe suksesit të pikturave, Lizzie ndihmoi të ndryshonte opinioni publik sa i përket bukurisë.

Brenda pak vitesh, Lizzie po fitonte mjaft sa për të braktisur punën në dyqan. Si modele për të vlerësuarën “Ophelia” të Millaisit, fytyra e saj u bë e famshme. Të tjerë artistë gjakonin ta pikturonin atë, por Rossetti, që në këtë kohë njihej si dashnori i saj, u bë xheloz dhe i kërkoi asaj të modelonte vetëm për të.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

24 December, 2025
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

24 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK 22/12/2025

Titujt e Gazetave në UK

24 December, 2025
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result