Një 23-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në mesnatë si pasojë e një aksidenti te ndodhur ne rrugen Tirane-Durres.
E reja ishte duke udhëtuar me mjetin e saj teksa ka humbur kontrollin dhe është përpasur me barrierat anësore. Ajo ndërroi jetë në spital.
“Më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thotë policia e Tiranës.

