Armando Broja u dëmtua më 9 nëntor, ndërsa Everton po luante kundër Peterborough për Kupën FA, dhe ende nuk dihet shkalla e dëmtimit të tij.
David Moyes, trajneri i ri i Evertonit, ka mbajtur konferencën e tij të parë për shtyp dhe ndër të tjera ka folur dhe për dëmtimin e sulmuesit shqiptar.
“Broja do të bëjë një skaner tjetër, por po presim pak që të ulet ënjtja. Shpresojmë që brenda pak ditësh të kemi një ide më të mirë mbi dëmtimin”, u shpreh Moyes.
Broja u huazua nga Chelsea ndërsa ishte i dëmtuar. Pasi u rikuperua plotësisht fitoi dhe vendin e titullarit, por që në ndeshjen e tij të parë si titullar u dëmtua kur goditi tokën në vend të topit.
Dëmtimi ishte i lehtë dhe pas pak ditësh ai u kthye të luante por kësaj radhe dëmtoi kaviljen pasi vendosi keq këmbën në tokë pasi kaloi një kundërshtar. Kësaj radhe dëmtimi u duk më i rëndë.