Trajneri i Shakhtarit: Do ta mposhtim përsëri Real Madridin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Shakhtar Donetsk, Luis Castro, beson se skuadra e tij është në gjendje ta përsërisë fitoren e muajit të kaluar kundër Real Madridit, edhe në ndeshjen e kthimit këtë javë në Ligën e Kampionëve.

Shakhtari i tronditi të gjithë kur e mundi 3:2 Real Madridin midis kryeqytetit spanjoll në tetor dhe Castro beson se djelmoshat e tij mund ta bëjnë të njëjtën edhe në Ukrainë.

Skuadra ukrainase u duk në binar për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve pas asaj paraqitjeje, por dy humbje të thella kundër Borussia Monchengladbach bën që shanset e saj për kalim tutje të ulen dukshëm.

“Ne duam ta paraqesim një strategji e cila shkakton befasi, ndaj të cilës Madridi të dështojë, në mënyrë që ne të jemi të suksesshëm. Strategjia nuk do të jetë e njëjtë me atë që e paraqitëm në Madrid. Ne duhet t’i bëjmë disa ndryshime në strategji për të menduar qartë për fitimin e kësaj ndeshjeje”, tha Castro.

Ai shtoi: “Ne mendojmë se kemi kapacitet për ta mposhtur Real Madridin edhe një herë.”

Share This Article