Tre pikë të arta për Milanin, Napoli nuk ndalet në krye të Serie A

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milani fiton tre pike të arta në Verona, pas një ndeshje shumë të vështirë, ku  çdo rezultat ishte i mundur.

Kampionët  e Italisë u përballën me një Verona tejet agresiv, që surprizoi për cilësinë e lojës por u ndëshkua nga klasi më i lartë i lojtarëve milanistë.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e -të me një autogol të Velosos, por është Leao ai që ka meritat më të mëdha. Pak minuta më vonë Giroud ka një rast të pastër që shpërdoron.

Verona shton presionin dhe barazon në minutën 19 me Gunter, edhe pse edhe këtu deviacioni i Gabbia ishte vendimtar.

Pjesa e dytë jeton mbi raste të njëpasnjëshme, ku Verona godet traversën dhe protagonistë janë dy portierët, Montipo dhe Tatarusanu.

Por pikërisht kur ndenjësja dukej sikur po anonte drejt barazimit, Milani godet me një kundërsulm perfekt të realizuar nga Tonali. Me fitoren e sotme, Milani shkon në kuotën e 23 pikëve, një më pak se Atalanta e vendit të dytë, dhe tre se kryesuesja Napoli, që sot fitoi 3-2 në një ndeshje spektakolare dhe të ngjashme në dinamika me atë të Milanit, ku edhe një herë protagonist ishte gjeorgjiani Kvaratskhelia, që ofroi spektakël dhe asiste.

Share This Article