Liverpooli ka shënuar fitore të lehtë të dielën në shtëpi ndaj Brentfordit me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 22-të në Premier League. Në pjesën e parë vendasit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Fabinho. Ai realizoi në minutën e 44-t për 1:0.
Asistoi Trent Alexandre -Arnold. Dominimi i nikoqirëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Oxlade Chamberlain dyfishoi epërsinë në minutën e 69-të.
Në minutën e 77-të, Takumi Minamino vulosi fitoren e Liverpoolit prej 3:0. Pas kësaj fitoreje, Liverpooli pozicionohet në vendin e dytë me 45 pikë, 11 më pak se lideri Manchester City.