Tre të vdekur e 95 raste të reja me koronavirus në 24 orë në Malin e Zi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti për Shëndetësi Publike i Malit të Zi ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre pacientë me COVID-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 95 raste të reja, njoftoi CDM.me.

Me këtë numri i të vdekurve është rritur në 26, derisa i të infektuarve në 2.282.

Numri i rasteve aktive është 1.861.

Mali Zi gjatë qershorit ishte ndër vendet me më së paku raste, por korriku ka dërrmuar këtë vend, duke e bërë ndër më të goditurin në rajon, krahasuar me numrin e banorëve që ka.

Share This Article