Tri orë pritje për të dalë nga Kosova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mërgimtarët që kanë qëndruar për festat e fundvitit në Kosovë po përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare. Për të dalë nga Kosova prej pikës kufitare në Merdare, atyre po iu duhet të presin më shumë se dy orë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kufitar në Merdare, pritjet janë deri në dy orë e gjysmë, kurse kolona e automjeteve është e gjatë dri në 1,500 metra.

“Në Merdare pritjet janë 2 orë deri në 2 orë e 40 minuta për të dalë nga Kosova, derisa për të hyrë në Kosovë duhet të presësh 5-10 minuta”, thuhet në njoftim

Pritje ka edhe në dy pikat e tjera kufitare me Serbinë. Në Muçibabë dhe Dheu i Bardhë, pritjet janë prej 40 deri në 70 minuta.

Ndërkohë, hyrja dhe dalja nëpër pikat e tjera kufitare mund të bëhet tre deri në pesë minuta.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës me vendet fqinje klikoni KËTU./Gazeta Express

Share This Article