Tri shqiptare synojnën ulësen e Parlamentit austriak

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot ka nisur procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme në Austri. Mbajtja e tyre erdhi pas prishjes së koalicionit qeveritar për shkak të një video-skandali.

Sipas rezultatit të sondazheve, shumicën e votave pritet t’i fitojë Partia Popullore e ish-kancelarit Sebastian Kurz. Sidoqoftë, pritet që ai të mos mund të marrë mbi 50 për qind të votave dhe do të ketë nevojë të hyjë në koalicion me një parti tjetër për ta formuar qeverinë.


Në këto zgjedhje të cilat mbahen të parakohshme, të drejtë vote kanë edhe shqiptarët me nënshtetësi austriake, e të cilët përbëjnë më shumë se gjysmën e gjithë shqiptarëve që jetojnë në Austri.

Për njërën nga 183 ulëset në Parlamentin e Austrisë synojnë edhe tri kandidate shqiptare. Drita Cacaj dhe Ina Rexhepi nga ÖVP (Partia Popullore e Austrisë) si edhe Serafina Demaku nga partia SPÖ (Partia Socialdemokrate e Austrisë).

Share This Article