Prizreni e Tetova po bashkohen

albnews
By
1 Min Read

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar pak minuta më parë një fotografi nga Bjeshkët e Sharrit, konkretisht në afërsi të kufirit në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Durmishi ka paralajmëruar se në bjeshkën që shihet prapa shpinës së tij në fotografi, do të hapet tunel, për të lidhur Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Fotografia e publikuar nga Hysen Durmishi

Megjithatë ai s’ka dhënë detaje lidhur me atë se kah do t’i bie trajektorja e rrugës, nga fshatrat e thella të Prizrenit, apo nga Komuna e Dragashit, konkretisht fshati Zaplluxhe.

Share This Article