Mançester Siti e Junait id përballen këtë fundjavë në derbin e shumëpritur të “Etihad”. Dy skuadrat do të zhvillojnë të dielën duelin e 197-të të qytetit të Mançesterit. M.Siti – Në konferencën për media, trajneri i “Citizens”, Pep guardiola ka folur për situatën me dëmtime që po përjeton skuadra e tij.
Ai ka konfirmuar katër mungesa për derbin ndaj Mançester Junaitid. Pep pranoi se Omar Marmush, Rajan Ait-Nuri dhe Rajan Çerki janë jashtë, ndërsa Xhohn Stons, i cili u tërhoq nga skuadra e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Andorrës dhe Serbisë, ka të ngjarë të humbasë gjithashtu ndeshjen me Junaitid.
“Omar është i lënduar nga ndeshja me Kombëtaren e Egjiptit, Edhe Stons është në dyshim. Nuk është një problem i madh, por ai është në dyshim për të dielën. Ait-Nuri e Rayan Çerki janë gjithashtu të lënduar, por pjesa tjetër është mirë”, ka deklaruar Guardiola. Portieri i ri prej 26 milionë stërlinash, Donaruma, mund të jetë gati për debutimin e tij me Siitn, pasi iu bashkua nga PSG në ditën e fundit të merkatos. Ndërkaq, Siti ka ndërmerrë veprim të rrallë për të rritur atmosferën kundër Junaitid.
Klubi ka pranuar kërkesën e tifozëve të tyre për derbin, në përpjekje për të ndezur atmosferën për përballjen e madhe me rivalët e qytetit. Siti ka nevojë urgjente të rikthehet te fitorja dhe të nisë siç duhet sezonin, duke pasur një mundësi ideale pikërisht ndaj rivalëve të përbetuar. Para ndeshjes, është bërë e ditur se Siti do të ndryshojë diçka për të ndezur atmosferën. Grupi i tifozëve “1984”, i cili bashkëpunon rregullisht me klubin, ka konfirmuar se sistemi i altoparlantëve (PA) do të fiket disa minuta para se ekipet të dalin nga tuneli, për të krijuar një atmosferë ndryshe.
Klubi ka bërë diçka të ngjashme edhe më herët në ndeshje të mëdha, duke ndalur muzikën dhe duke i lënë tifozët të këndojnë, të bërtasin dhe t’u japin një “mirëseardhje” frikësuese rivalëve. M.Junaitid – Trajneri i Junaitidit, Ruben Amorim është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes derbi ndaj Sitit Amorim tregoi gjatë kësaj konference se kush është portieri i parë i “Djajve të Kuq”. “Altai Bajindir është portieri i parë dhe starton ndaj Mançester Sitit.
Jam i lumtur edhe me Lamens, që ka potencial. Jemi në një moment, ku portierët duhet të jetë të fortë dhe me eksperiencë. Shpresojmë shumë në një lojë dhe rezultat të mirë të dielën”, u shpreh Ruben Amorim. Kujtojmë që “Djajtë e Kuq” kanë larguan nga skuadra portierin, Andre Onana, i cili nënshkroi me Trabzonsporin në Superligën e Turqisë. “Djajtë e Kuq” mund të jenë pa Mateus Kunja dhe Mejzon Maunt, pasi të dy u detyruan të lënë fushën gjatë fitores dramatike ndaj Bërnlit. Junaitid është mbi Sitin në renditje pas tre ndeshjesh, me skuadrën e Pep Guardiolës që ka pësuar dy humbje radhazi ndaj Spurs dhe Brajton, pas fitores 4-0 kundër Uolves.