Në “Air Albania” luhet për statistikë, tifozët e Anglisë “zbarkojnë” në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read

Shqipëria do të luajë ndaj Anglisë ditën e dielë, duel që do të startojë në orën 18:00 në “Air Albania”.

Kjo është sfida e fundit kualifikuese e Kupës së Botës 2026, teksa do të luhet vetëm për statistika. “Tre Luanët” janë kualifikuar në Kupën e Botës si vendi i parë në grupin K, ndërsa kuqezinjtë kanë siguruar kualifikimin në “Play-Off” si vend i dytë.

Por gjithsesi kjo përballje pritet të jetë një festë në shkallët e stadiumit. Pikërisht për këtë, anglezët do të kenë edhe mbështetjen e tifozëve të tyre.

Disa tifozë kanë fluturuar nga Anglia drejt Shqipërisë, teksa kanë “zbarkuar” në Tiranë dhe do të jenë në shkallët e stadiumit për të parë duelin Shqipëri – Angli nga afër.

Share This Article