Trump bën thirrje për shtyrje të zgjedhjeve presidenciale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje që të shtyhen zgjedhjet presidenciale të nëntorit, duke thënë se rritja e votimit nëpërmjet postës mund të çojë në mashtrim dhe rezultate të pasakta.

Shtetet e SHBA-së dëshirojnë ta bëjnë më të lehtë votimin me postë për shkak të shqetësimeve të shëndetit publik mbi pandeminë.

Por, Trump sugjeroi shtyrjen derisa njerëzit të mund të “votojnë siç duhet dhe të sigurt”.

Ka pak prova për të mbështetur pretendimet e tij. Presidenti ka qenë kundër votimit me postë, për të cilin ai tha se do të ishte i ndjeshëm ndaj mashtrimit.

Deri më tani gjashtë shtete planifikojnë të mbajnë zgjedhjet me vota “me postë” këtë nëntor: California, Utah, Hawaii, Kolorado, Oregon dhe Washington./BBC

Share This Article