Trump bllokon ndihmat për emigrantët, afganët mbeten në Shëngjin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i SHBA Donald Trump, firmosi pak ditë më parë urdhërin që pezullon për 90 ditë ndihmën dhe vizat për emigrantët.

Reuters shkruan se janë pezulluar vizat për 40 mijë emigrantë afganë të cilët janë strehuar në Katar dhe në Shqipëri.

Shawn VanDiver, kreu i “AfghanEvac”, koalicioni kryesor i veteranëve dhe grupeve avokuese që punojnë me qeverinë e SHBA për të evakuuar dhe rivendosur në SHBA emigrantët afganë të larguar nga lufta në vitin 2021, theksoi se pezullimi i fluturimeve ishte nëj gabim..

“Ne mendojmë se ishte një gabim,” tha VanDiver.

Ai tha se shpresonte se administrata do të jepte përjashtime nga urdhrat për afganët e miratuar për SIV-të, sepse ata punuan për qeverinë e SHBA gjatë luftës 20-vjeçare që përfundoi në tërheqjen përfundimtare të trupave amerikane nga Afganistani në gusht 2021.

Emigrantët afganë të luftës shpresojnë që pas 90 ditësh urdhëri për mosevakuimin e tyre të shfuqizohet dhe të rinisë ndihma për vendojen e tyre në SHBA.

Share This Article