Trump deklaron se SHBA do të “shuajë” pandeminë e koronavirusit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Donald Trump, në një fjalim para maturantëve të klasës West Point të vitit 2020, falënderoi të gjitha degët e ushtrisë për ndihmën e tyre në luftimin e Covid-19 duke e quajtur atë një “armik të padukshëm”. Ai deklaroi “ne do ta mposhtim virusin, do ta shuajmë këtë plagë”.

Sipas një parashikimi të publikuar të premten nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, koronavirusi  mund të shkaktojë 130,000 vdekje në SH.B.A. deri më 4 korrik, dhe rastet me Covid-19 mund të rriten këtë verë ndërsa shtetet rihapen, tha zv.drejtori i CDC për sëmundjet infektive gjatë një konference me reporterët.

” Ne duhet të jemi të përgatitur për atë që mund të përballemi më vonë këtë vit,” tha Dr. Jay Butler. “Bërja e vaksinës kundër gripit kur të futemi në muajt e vjeshtës dhe dimrit do të jetë më e rëndësishme se kurrë, pasi gripi dhe Covid-19 mund të qarkullojnë së bashku.”  CNN

Share This Article