Trump dhe Zelensky flasin kokë më kokë para nisjes së varrimit të Papa Françeskut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky, janë fotografuar duke zhvilluar një bisedë kokë më kokë në Vatikan, para nisjes së ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut, ku morën pjesë të dy.

Fotografitë u publikuan nga zyra e shtypit të Zelensky-t, ndërsa nuk janë bërë të ditura detajet e bisedës së shkurtër.

Trump dhe Zelensky flasin kokë më kokë para nisjes së

Të premten, para se të nisej për në Vatikan, Trump, tha se arritja e një marrëveshjeje paqeje për luftën në Ukrainë ishte shumë pranë. “Gjërat po shkojnë mirë dhe mendoj se në fund do të arrijmë shumë marrëveshje të mira, përfshi edhe marrëveshje për tarifat dhe tregtinë”, tha Trump, shkruan A2 CNN.

“Do ta pasurojmë vendin tonë, por do të përpiqemi që ta nxjerrim nga lufta dhe të mund të shpëtojmë 5000 njerëz në javë, ky është synimi im. Dua të them, 5000 djem të rinj. Shumica e tyre janë ukrainas, rusë. Janë 5000 djem të rinj ukrainas dhe rusë dhe ky do të ishte një nder i madh nëse ia dal. Mendoj se jemi shumë pranë”, shtoi Trump.

Share This Article