Kanadaja nuk do të hakmerret ndaj SHBA-së përkundër
njoftimit të administratës Trump se do të ndalojë
eksportimin e maskave mbrojtëse N95 për fqinjin e saj
verior, – tha të shtunën Kryeministri Justin Trudeau.
Presidenti Donald Trump tha se do të bllokojë eksportin e
maskave që të sigurojë që ato janë në dispozicion të
SHBA gjatë pandemisë së koronavirusit. “Ne kemi nevojë
për maska. Ne nuk duam t`i marrë askush tjetër” deklaroi
presidenti Trump.
Kryeministri kanadez, Trudeau tha se zyrtarët kanadezë
po zhvillonin bisedime konstruktive me autoritetet
amerikane dhe se ai ka planifikuar në ditët e ardhshme të
flasë me presidentin Trump.
Ai tha se do t’i thotë presidentit se të dy vendet janë të
ndërlidhura në mënyra, të cilat do t`i dëmtonin ato, nëse
do të prisheshin zinxhirët e furnizimit. (Burimi: ITV).




