ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 3 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 3 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 3 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  3 hours ago
Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Trump: Gjatë lirimit të masave të COVID-19 mund të ketë humbje të jetëve

albnews by albnews
6 May, 2020
in Bota
0
Trump: Gjatë lirimit të masave të COVID-19 mund të ketë humbje të jetëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Nuk mund të qëndrojmë në shtëpitë tona për 3 vitet e ardhshme. Duhet të riaktivizojmë sërish ekonominë e vendit”, tha presidenti i SHBA-ve, Donald Trump

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se mund të ketë humbje të jetëve gjatë periudhës së lirimit të masave të koronavirusit të ri (COVID-19), por se në një mënyrë duhet të hapin ekonominë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

RelatedPosts

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona

Çudira në aeroport/ E moshuara ndërron jetë pak minuta para fluturimit, familjarët tentuan ta “maskonin” si të gjallë: Po fle gjumë

Trump vizitën e tij të parë në periudhën e COVID-19 e ka zhvilluar në Arizona dhe në një intervistë këtu për ABC News ka bërë të ditur se disa shtete në vend kanë filluar të lirojnë masat e COVID-19.

“Teksa ekonomia e vendit riaktivizohet mund të ketë vdekje, sepse tashmë nuk do t‘i mbyllni njerëzit në shtëpitë e tyre. Por, në të njëjtën kohë ne do të ruajmë distancën sociale dhe do t’i lajmë duart tona”, tha Trump.

Ai ka tërhequr vëmendjen se për shkak të masave të COVID-19 personat që kanë humbur punët e tyre kanë filluar të përjetojnë probleme psikologjike. “Në vend shikoni ata. Njerëzit po vdesin nga mbidoza ose nga vetëvrasja. Duhet të rikthejmë njerëzit në punët e tyre dhe ne po e bëjmë këtë duke liruar masat”, tha Trump.

Duke mbrojtur idenë se masat për virusin nuk mund të zbatohen për një kohë të gjatë, Trump tha se “Nuk mund të qëndrojmë në shtëpitë tona për 3 vitet e ardhshme. Duhet të riaktivizojmë sërish ekonominë e vendit”.

– “Virusi do të largohet dhe do të kthehemi në normalitet, me apo pa vaksinën”

Trump ka refuzuar deklaratat e ekspertëve amerikanë se “COVID-19 do të vazhdojë të jetë një kërcënim i madh deri në gjetjen e trajtimit të tij ose të vaksinës”. Lidhur me këtë Trump thekson se “Në vend do vdesin edhe shumë njerëz, derisa virusi të kalojë. Po bëjmë një punë të mirë lidhur me vaksinën, por virusi do të largohet dhe ne do të kthehemi në normalitet, me apo pa vaksinën. Por, ky është një proces i vështirë dhe askush të mos ketë dyshim”.

Presidentit Trump iu parashtruan pyetje lidhur me parashikimet e bëra nga Universiteti “Johns Hopkins” se “vdekjet ditore në vend mund të arrijnë në 3.000 nëse zbuten masat” si dhe lidhur me parashikimin e Universitetit të Washingtonit se “deri në muajin gusht vdekjet në SHBA mund të arrijnë deri në 135.000”.

Duke mbrojtur idenë e tij se këto parashikime bazohen mbi supozimin se në vend nuk ka asnjë masë, Trump tha se “Këto modele kanë qenë të gabuara që në ditën e parë. Të gjitha parashikimet që kanë bërë këto universitete deri më tani kanë dështuar, por ato vazhdojnë të bëjnë të reja”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result