Trump: Ishte një nder i madh për mua të isha presidenti juaj

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Ishte një nder i madh për mua të isha presidenti juaj, gjithmonë do të luftoj për ju”, tha Trump i cili falënderoi Kongresin Amerikan dhe të gjithë ata që kanë punuar në qeveri kryesisht zv.presidentin Mike Pence

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, detyra e të cilit do të përfundojë sot, u largua nga kryeqyteti Washington për të udhëtuar drejt Floridas.

Trump mbërriti në bazën ajrore Andrews për të udhëtuar në Florida, ku dhe mbajti një fjalim të shkurtër.

“Ishte një nder i madh për mua të isha presidenti juaj, gjithmonë do të luftoj për ju”, tha Trump i cili falënderoi Kongresin Amerikan dhe të gjithë ata që kanë punuar në qeveri kryesisht zv.presidentin Mike Pence.

Trump i ka uruar suksese pa i përmendur emrin presidentit të 46-të të SHBA-së, Joe Biden i cili do të kryejë betimin brenda disa orësh. “I uroj shumë fat dhe suksese qeverisë së re. Mendoj se do të jenë shumë të suksesshëm”, tha Trump.

Pasi dha mesazhin “Do të rikthehemi në një mënyrë tjetër”, Trump së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump hipën në avion Air Force One të alokuar për përdorimin e presidentit dhe më pas u larguan nga Washingtoni.

Share This Article