Trump mesazh Iranit: Mos i vrisni protestuesit, SHBA-ja po shikon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dërguar porosi përmes profilit të tij në facebook deri tek autoritetet iraniane pas protestave  të mbrëmshme, ku mijëra qytetarë dolën në rrugët e Teheranit për të shfaqur pakënaqësinë pasi autoritetet pranuan se gabimisht kanë rrëzuar avonionin ukrainas duke lënë të vdekur 176 pasagjerë.

“Deri tek liderët e Iranit- MOS I VRISNI PROTESTUESIT. Mijëra tanimë janë vrarë ose burgosur nga ju, ndërsa bota po shikon. Më me rëndësi, SHBA-ja po shikon. Lëshojeni internetin dhe lëreni gazetarët të shkruajnë lirshëm! Ndaloni vrasjen e njerëzve të mëdhenjë iranian!”,shkruan Trump.

Share This Article