ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tre shenja të horoskopit që po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon  3 hours ago
Katër ngjarje të rënda brenda disa orësh në vend/ Tritol tatimorit në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat 3 hours ago
Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës 4 hours ago
Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari 4 hours ago
SHBA godet trafikantët e drogës në Oqeanin Paqësor, 14 të vrarë në sulmet ndaj katër anijeve 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Trump në Japoni, nënshkruan marrëveshje dypalëshe: Marrëdhëniet do të jenë më të fuqishme se kurrë më parë

albnews by albnews
28 October, 2025
in Bota
0
Trump në Japoni, nënshkruan marrëveshje dypalëshe: Marrëdhëniet do të jenë më të fuqishme se kurrë më parë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti amerikan Donald Trump ndodhet në Japoni, ndalesa e dytë e turit të tij në Azi.

Pasi u takua me kryeministren e sapozgjedhur të atij vendi, Sanae Takaichi me të cilën nënshkroi edhe një marrëveshje për një epokë të artë marrëdhëniesh dypalëshe dhe bashkëpunim në nxitjen e furnizimit dhe prodhimit të mineraleve të rralla, Trump mbajti një fjalim para trupave amerikane në bord të aeroplanmbajtëses USS George Washington.

RelatedPosts

SHBA godet trafikantët e drogës në Oqeanin Paqësor, 14 të vrarë në sulmet ndaj katër anijeve

“Armëpushimi” tregtar SHBA-Kinë jep rezultatet e para, çmimi i arit bien nën 4 mijë dollarë

Raportonte për kartelet e drogës, gazetari meksikan gjendet i pajetë në mes të autostradës

Në fjalimin që zgjati 53 minuta, presidenti amerikan foli për tarifat që ka vendosur ndaj importeve nga shumë vende të botës.

“Tarifat kanë qenë kaq të mira. Kemi arritur të bëjmë triliona e triliona dollarë,” u shpreh ai, duke theksuar se tarifat gjithashtu kishin kontribuar në ndaljen e shumë luftërave, siç ishin tensionet mes Indisë dhe Pakistanit.

Për Japoninë, kryeministrja e së cilës e shoqëroi gjatë vizitës në aeroplanmbajtëse dhe të cilën Trump e cilësoi si “fitimtare”, presidenti amerikan tha se ishte investitore e madhe në SHBA, dhe bëri të ditur se Takaichi e kishte informuar se kompania Toyota do të investonte 10 miliardë dollarë në ndërtimin e fabrikave në SHBA.

“Shkoni dhe blini një Toyota,” u shpreh ai duke iu drejtuar trupave amerikane.

Brohorima shoqëruan fjalimin e presidentit kur ai u shpreh se mbështeste rritjen e pagave për ushtrinë amerikane, megjithëse, siç tha ai, demokratët nuk do ta miratonin një gjë të tillë.

Më herët, gjatë takimit me Takaichi-n, e para kryeministre grua e Japonisë dhe aleate e ish-kryeministrit të ndjerë Shinzo Abe, dy udhëheqësit nënshkruan një marrëveshje tregtare, ku premtohet për një epokë të artë në marrëdhëniet dypalëshe, dhe që rikonfirmon marrëveshjet e nënshkruara në fillim të këtij viti mes dy vendeve.

Sipas dokumentit, SHBA do të vendosë një tarifë prej 15 për qind ndaj të gjitha importeve japoneze, përfshirë automjetet, çka është më e ulët se 25 përqindëshi që Trump kërcënoi fillimisht të vendoste.

Në këmbim, Japonia është zotuar të investojë 550 miliardë dollarë në SHBA dhe të blejë më shumë mallra amerikane.

Udhëheqësit gjithashtu u dakordësuan të bashkëpunojnë përsa i përket prodhimit dhe furnizimit të mineraleve të rralla, me synim reduktimin e varësisë ndaj mineraleve të tilla që ofrohen nga Kina.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tre shenja të horoskopit që po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon 

Tre shenja të horoskopit që po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon 

28 October, 2025
Katër ngjarje të rënda brenda disa orësh në vend/ Tritol tatimorit në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat

Katër ngjarje të rënda brenda disa orësh në vend/ Tritol tatimorit në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat

28 October, 2025
Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

28 October, 2025
Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

28 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result