Trump nuk e ka pranuar ende rezultatin e zgjedhjeve, ngre padi për votat në Arizona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidneti aktual i SHBA-së, Donald Trump nuk e ka pranuar ende rezultatin e zgjedhjeve, që e shpallë humbës përballë kandidatit demokrat, Joe Biden.

Ekipi i presidentit republikan Trump deklaroi dje se kishte ngritur padi në Arizona, në të cilën pretendon se qarku më i populluar i këtij shteti jugperëndimor skualifikoi në mënyrë të gabuar një numër votash të hedhura ditën e zgjedhjeve nga disa votues.

Në këtë padi, e cila është depozituar në Gjykatën e Lartë shtetërore të Qarkut Marikopa, thuhet se punonjësit e zgjedhjeve u kishin thënë disa votuesve të shtypnin një buton, pasi një makinë kishte zbuluar një votë të tepërt. Ekipi i Turmp pretendon se në 3 nëntor, ditën e zgjedhjeve, janë përdorur makineri të reja votimi dhe se ato vota mund të kenë qenë “përcaktuese” në rezultatin e garës Trump-Biden.

Joe Biden kryeson me 0.65%, ose pak më shumë se me 21,000 vota në shtetin Arizona.

Share This Article