Mbushet Infektivi, tetë ambulanca shërbejnë për pacientët në oborrin e spitalit

albnews
By
1 Min Read

Për shkak të tejmbushjes së Spitali Infektiv, 8 autoambulanca me pacientë të sëmurë me Covid  brenda ofrojnë shërbim ambulator në oborrin e Infektivit pasi nuk ka shtretër bosh.

Ndërkohë infeksionet vazhdojnë të rriten. Ministria e Shëndetësisë raportoi një ditë më parë 495 raste të reja me Covid-19, ndërsa 8 qytetarë humbën jetën.

Po sipas Ministrisë në tre spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, ku 9 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar./Ora News/

https://youtu.be/St0CRBzQWng
Share This Article