Turi ballkanik, Ursula von der Leyen mbërrin në Kosovë, pritet nga Presidentja Vjosa Osmani! Pritet të zhvillojë takime edhe me Kurtin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas Shkupit, ka mbërritur në Kosovë, e cila është pritur nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë theksohet se ky do të jetë një rast për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitës së saj në Prishtinë, Von der Leyen do të ketë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti. Takimi me presidenten Osmani do të nis në orën 13:15, dhe pas përfundimit të tij do të ketë edhe konferencë për media.

Takimi me kryeministrin Kurti do të mbahet rreth orës 14:40, është bërë e ditur në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit. Kujtojmë se Von der Leyen ka nisur ditën e djeshme vizitën e saj katërditore në Ballkanin Perëndimor, ku ka qëndruar fillimisht në Maqedoninë e Veriut dhe pas Kosovës, ajo do të vizitoj edhe Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Vizita vjen pas takimeve që Von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Share This Article