Turi i tretë Conference League, skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët, Partizani me fat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është hedhur në Nion të Zvicrës dhe shorti për turin e tretë të Conference League ku skuadrat shqiptare mësuan kundërshtarët e tyre në rast se arrijnë të kualifikohen nga turi i dytë.

Goglat kanë qenë me fat për ekipet e Superligës shqiptare. Në rast se Partizani kalon me sukses Atletik Deskalades, demat do të përballen me fituesin e çiftit Tre Pene nga San Marinio dhe Valmiera nga Letoni, dy kundërshtar të kalueshëm për të kuqtë por fillimisht detyra është të kalojnë Atletik deskalades.

Ndërkohë Tirana nëse bënë mrekullinë përballë Beshiktashit, do të përballet me, fituesin e ciftit Zeljezniçar nga Bosnje Hercegovina ose Neftçi nga Azerbajxhani dy ekipe të lehta për bardheblutë ndonëse fillimisht duher të bëjnë surprizën e madhe ndaj Beshkitashit.

Ndërkoghë sa i përket ekipeve të tjera shqiptare, Ballkani përballet me Linkoln Red Imps, Dukagjini sfidon fituesin e çiftit Torshavn-Haverfordwest, Struga luan me The New Saints ose Swift Hesper. dhe Shkupi përballet me fituesin e çiftit Hapoel Bersheva-Panevėžys .

Share This Article