Turqia dënon me burgim të përjetshëm 5 persona për vrasjen e ambasadorit rus, Andrei Karlov

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu, ka raportuar se pesë persona janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-ambasadorit të Rusisë në këtë shtet, Andrei Karlov.

Karlov u vra nga një polic turk jashtë detyrës, i quajtur Mevlut Mert Altintas, përderisa ndodhej në një ekspozitë në Ankara më 19 dhjetor 2016.

Vrasja e ambasadorit rus kishte ndodhur disa ditë pas protestave në Turqi rreth përfshirjes së Rusisë në Luftën Civile të Sirisë dhe Betejës së Alepos

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, kishte deklaruar në atë kohë se vrasja e ambasadorit rus ishte e orkestruar me qëllim të prishjes së raporteve mes Turqisë dhe Rusisë.

Sidoqoftë, gazeta e njohur amerikane, New York Times, ka sugjeruar se motivi i mundshëm i vrasjes mund të jetë hakmarrja ndaj forcave ajrore ruse, të cilat i kishin vënë në shënjestër zonat e kontrolluara nga rebelët në Aleppo.

Share This Article