Turqia hap dyert për emigrantët drejt Evropës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greqia ka përdorur sot gazlotsjellës ndaj qindra emigrantëve që ishin mbledhur në pikën e saj tokësore me Turqinë, disa orë pasi Ankaraja tha se nuk do t’i ndalojë më ata të vërshojnë drejt Evropës.

Skena të dëshpëruara shiheshin sot në pikën kufitare pranë qytetit turk Edirne, pasi policia dhe rojet kufitare turke u urdhëruar të qëndronin indiferentë duke lejuar qindra njerëz të kalonin.

Pas një vërshimi fillestar forcat greke mbyllën me shpejtësi kalimin, por u detyruan të përdornin gaz lotsjellës për t’i sprapsur ata.

Greqia e Turqia kanë një kufi natyral lumor në Erdine, por territori turk vjen duke u zgjeruar nga perëndimi i ndarjes dhe ana greke është e ndarë me gardh./TCH/

Share This Article