Bota
Turqia kaplohet nga virusi
Turqia regjistroi shifër rekorde prej mbi 54.700 rasteve të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit. Ky është numri më i lartë i infeksioneve për një ditë që nga fillimi i pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë e Turqisë njoftoi se u shënuan 54.740 raste, përfshirë 2.203 raste me simptoma, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në mbi 3.6 milionë.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 276 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga pandemia shkoi në 32.943.
Mbi 35 mijë pacientë u shëruan nga Covid-19 në Turqi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në rreth 3.2 milionë numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Sipas të dhënave më të reja, numri i pacientëve me Covid-19 që janë në gjendje kritike është 2.604.
Sa i përket programit të vaksinimit, mbi 10.5 milionë persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa të dyja dozat i kanë marrë mbi 7.4 milionë njerëz.
Për shkak të shtimit të rasteve, Turqia ka vendosur orë policore gjatë fundjavës dhe masa tjera kufizuese në zonat me rrezikshmëri të lartë, përpos masave të posaçme që do të vlejnë gjatë Ramazanit.
Bota
Burime zyrtare: Maduro dhe bashkëshortja e tij u kapën nga Delta Force amerikane
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë kapur nga njësia elitare amerikane Delta Force, kanë deklaruar burime zyrtare për CBS News.
Sipas CBS, operacioni është kryer nga Delta Force, njësia më elitare e ushtrisë amerikane për operacione kundër terrorizmit dhe misione speciale me rrezik të lartë. Detaje të tjera mbi vendndodhjen dhe mënyrën e kapjes nuk janë bërë ende publike.
Më herët, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi në rrjetin e tij Truth Social se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe se gjatë këtij operacioni është “kapur udhëheqësi i vendit, Presidenti Nicolás Maduro”, së bashku me bashkëshorten e tij, të cilët janë nxjerrë jashtë Venezuelës, shkruan A2 CNN.
“Operacioni u krye në bashkëpunim me forcat ligjzbatuese amerikane. Detaje të mëtejshme do të pasojnë,” shkroi Trump.
Ai njoftoi gjithashtu se do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 11:00, në rezidencën e tij Mar-a-Lago, ku pritet të japë më shumë informacion mbi operacionin.
Deri në këto momente, autoritetet venezueliane nuk kanë reaguar zyrtarisht.
Bota
Arrestimi i narko-diktatorit/ Mediat amerikane: Maduro dhe gruaja e tij u kapën nga forcat Delta
Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, u kap herët të shtunën në mëngjes nga anëtarët e Delta Force, njësisë më të lartë të misioneve speciale të ushtrisë amerikane.
Kështu deklaruan zyrtarët amerikanë për CBS News.
Forca elitare Delta ishte gjithashtu përgjegjëse për misionin e vitit 2019 që vrau ish-liderin e Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.
Delta Force është njësia kryesore kundër terrorizmit e ushtrisë amerikane.
Bota
Trump thotë se SHBA-të kanë ‘kapur’ Presidentin Venezuelian Maduro
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se SHBA-të kanë kryer “sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës” dhe “kanë kapur rob udhëheqësin e saj, Presidentin Nicolas Maduro” dhe gruan e tij.
Ja deklarata e plotë nga Truth Social:
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi.
“Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së. Detajet do të vijojnë më pas. Do të ketë një konferencë për shtyp sot në orën 11:00, në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! President DONALD J. TRUMP.”
SHBA-të e kanë akuzuar prej kohësh Nicolás Maduron se drejton një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës, diçka që Maduro e mohon.
Trump nuk dha më shumë detaje rreth asaj se si u kap Maduro ose ku është çuar ai.
Qeveria e Venezuelës ende nuk e ka konfirmuar këtë.
SHBA-të kishin ofruar një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacion që çonte në arrestimin e Maduros.
Kjo, së bashku me grumbullimin e madh ushtarak në rajon gjatë muajve të fundit, u interpretua në rajon si inkurajim për dikë brenda vendit që të kthehet kundër tij.
Donald Trump shton në Truth Social se do të ketë një konferencë për shtyp në orën 11:00 EST (16:00 BST), në rezidencën e presidentit në Florida, Mar-a-Lago.
-
Albania3 days ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK5 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania5 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania7 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK3 days agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK7 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports5 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK4 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
