Biden: Nuk ndëshkojmë askënd me rritjen e taksave

 2,010 total views,  2 views today

Ne nuk duam të ndëshkojmë askënd duke rritur taksat edhe pse jam lodhur duke parë njerëz në vështirësi, deklaroi presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka ndërmarrë një plan prej 1,9 miliardë dollarësh për përmirësimin e  infrastrukturës së vendit.

Duke iu përgjigjur kritikave të bëra planit të tij për të rritur barrën e taksave për më të pasurit për të financuar punimet e infrastrukturës dhe për të ndihmuar familjet amerikane Biden ka vendosur të marrë këtë akt, duke taksuar më shumë ata që fitojnë më shumë.

Biden atëherë tha se ishte i gatshëm të negocionte mbi normën që sipas planit duhet të rritet nga 21% në 28% për kompanitë e mëdha, edhe pse kjo e fundit ka shkaktuar pakënaqësi te shtresat e pasura. 

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •